Fjalët e Pogbas pas fitores së Unitedit

Paul Pogba ka folur pas triumfit në Ligën e Evropës.

Sport

24/05/2017 22:52

Mesfushori francez ka uruar të gjithë për këtë sukses të Manchester Unitedit.

“Ishte një ndeshje e madhe dhe një fitore e madhe. Dua t’i uroj tifozët. Kemi bërë një paraqitje fantastike”, deklaroi Pogba, përcjellë “Lajmi.net”.

“E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Pastaj shënuam me Mikin (Mkhitaryan) dhe më pas u mbrojtëm shumë mirë”, shtoi francezi.

Me këtë fitore, Unitedi luan në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri. /Lajmi.net/