Fitore dramatike e Juventusit, fiton Atletico

Juventusi ka arritur të shënojë fitore tejet dramatike në ndeshjen e zhvilluar kundër Olympiakosit me rezultat të ngushtë prej 3-2,teksa Atletico ka mposhtur Malmon me rezulat solid prej 2-0.

Sport

04/11/2014 22:39

Pirlo shënon në minutën e 21’ nga gjuajtja e lirë para se Botia në minutën e 24’ të barazojë rezultatin. Në minutën e 61’ Ndinga hesht vendasit duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, Juventinët u rikthyen shumë shpejtë në lojë. Jimenez shënon një autogol në minutën e 65’ teksa një minutë më vonë Pogba shënon për 3-2.

Pas kësaj fitore, Juventusi është në vendin e dytë të Grupit A me gjashtë pikë aq sa ka edhe Olympiakos, teksa Atletico Madridi kryeson me nëntë pikë.

Video