Fiton Kombëtarja Tjetër

Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore 2:0 ndaj Maltës në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana në Durrës. Kuqezinjtë dominuan kundërshtarin duke realizuar fitore të merituar, falë paraqitjes fantastike, ku rezultati përfundimtar lehtë ka mundur të jetë edhe më i thellë për të përzgjedhurit e Gianni de Biasit. Mesfushori Migjen Basha e kaloi…

Sport

05/03/2014 18:54

Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore 2:0 ndaj Maltës në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana në Durrës.

Kuqezinjtë dominuan kundërshtarin duke realizuar fitore të merituar, falë paraqitjes fantastike, ku rezultati përfundimtar lehtë ka mundur të jetë edhe më i thellë për të përzgjedhurit e Gianni de Biasit.

Mesfushori Migjen Basha e kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 26’të pas një goli me kokë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë, pavarësisht disa rasteve të mira për të dyfishuar avantazhin.

Kurse, për golin e dytë u përkujdes mjeshtri Alban Meha i cili nga një distancë e largët e la të shtangur portierin e Maltës, duke ngrit në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium.

Në vazhdim, Shqipëria vazhdoi administrimin e lojës dhe ka mundur të realizojë sërish.

Por, Basha qëlloi shtyllën në minutën e 57’të, njësoj sikurse rezervisti Ledian Memushaj në të 79’ën. Gola më nuk pati.

Shqipëria la përshtypje të mira duke na dhuruar fitoren, pas barazimit pa gola mes Kosovës dhe Haitin.