Fiton Arsenali, shënon Mustafi
Pas tri humbjeve radhazi, Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Sport
Skuadra e Arsene Wenger, ka mposhtur me lehtësi Watfordin, me rezultat 3:0 në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.
Shkodran Mustafi në minutën e 8’, kaloi në epërsi Arsenalin.
Në pjesën e dytë skuadra nga Londra shënoi edhe dy gola, përmes Aubameyang në minutën e 59’ dhe Mkhitaryan në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Arsenali numëron 48 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë./Lajmi.net/