Figo: Icardi është gati për Real Madridin

Luis Figo beson se Mauro Icardi është gati për të veshur fanellën e Real Madridit.

Sport

20/04/2018 23:14

Argjentinasi mund të largohet nga Interi në fund të sezonit, nëse ‘Zikaltërit’ dështojnë sërish të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Figo që në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Real Madridit dhe Interit, ka thënë se lojtarët e mëdhenj si Icardi, përshtaten në çdo situatë.

“A është Icardi gati për Realin? Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten në çdo situatë, kanë cilësitë për të luajtur në çdo ekip”, ka deklaruar Figo.

“E ardhmja e tij varet nga projekti i Interit dhe gjendja financiare e kompanisë dhe nga vullneti i lojtarit”. /Lajmi.net/