FIFA shtyn vendimin për Katarin

FIFA ka shtyrë vendimin për zhvendosjen e Kampionatit botëror në Katar për në dimër deri pas përfundimit të garës së vitit të ardhshëm në Brazil, ka njoftuar Sky Sports News. Komisioni ekzekutiv i Federatës botërore të futbollit ka zhvilluar një takim dy-ditor në Zurich për të debatuar rreth propozimit për të zhvendosur garën e vitit…

Sport

04/10/2013 17:00

FIFA ka shtyrë vendimin për zhvendosjen e Kampionatit botëror në Katar për në dimër deri pas përfundimit të garës së vitit të ardhshëm në Brazil, ka njoftuar Sky Sports News.

Komisioni ekzekutiv i Federatës botërore të futbollit ka zhvilluar një takim dy-ditor në Zurich për të debatuar rreth propozimit për të zhvendosur garën e vitit 2022 nga muajt e verës për në dimër në mënyrë që t’i shmangen paraqitjes në temperatura të larta.

Por, pasi presidenti Sepp Blatter dëshiron të kalojë një periudhë të konsultimeve para konfirmimit të zhvendosjes, zyrtarët janë pajtuar të formojnë një task-forcë hetuese.

Komisioni do të ketë përfaqësues të ndryshëm, ku drejtori ekzekutiv i Premierligës, Richard Scudamore pritet të ketë rol udhëheqës.

Organizatorët e Botërorit në Katar insistojnë se janë në gjendje të mbajnë garën në çdo stinë, duke përdorur teknologji për të ulur temperaturën, edhe pse kjo çështje mbetet mjaft brengosëse.