FIFA dënon Kroacinë me 50 mijë franga, shpëton Kosova

FIFA ka dënuar Kroacinë, por jo edhe Kosovën.

Sport

03/11/2016 16:32

Komisionet relevante të institucionit drejtues të futbollit botëror, e kanë dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 50 mijë franga zvicerane.

Ky vendim erdhi për shkak të brohoritjeve “Vritni serbët’, në ndeshjen Kosovë-Kroaci që u zhvillua në Shkodër, njofton “B92”, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediumit seb, Kosova ka shpëtuar pa u dënuar, edhe pse thirrje të njëjta janë bërë edhe nga një grup i tifozëve kosovarë.

Në Serbi, ky dënim nga FIFA po konsiderohet si shumë i butë.

Ndërkohë, dy ekipet po përgatiten për ndeshjet e radhës më 12 nëntor, kur Kosova luan në udhëtim te TUrqia ndërsa Kroacia pret Islandën.

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.