Feston Feronikeli, turpërohet Hajvalia

Feronikeli shënoi fitore në udhëtim te Drita me rezultat 2:0, duke u shkëputur në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, pas humbjes së thellë të Hajvalisë nga Liria.

Sport

06/04/2016 15:51

Feronikeli është lider i vetëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e trajnerit Afrim Tovërlani shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Drita me rezultat 2:0.

Haxhi Shala realizoi të dy golat për kampionin në fuqi. Në takimet tjera, Hajvalia pësoi disfatë të rëndë me rezultat 3:0 si mysafire e Lirisë, përcjell “Lajmi.net”.

Blendi Memaj shënoi dy herë, kurse Liridon Fetahaj e vendosi rezultatin përfundimtar.

Prishtina shënoi fitoren e tretë të njëpasnjëshme duke mposhtur Llapin me rezultat 3:1. Berat Hyseni, Kreshnik Lushtaku dhe Shend Kelmendi shënuan golat për kryeqytetasit.

Rezultatet:

Prishtina – Llapi 3:1

Drita – Feronikeli 0:2

Liria – Hajvalia 3:0

Trepça ’89 – Drenica 1:0

Istogu – Besa 1:0