Festa emocionuese e tifozëve të KB Prishtinës me lojtarët pas suksesit historik

Z Mobile Prishtina ka shkruar historinë në basketbollin shqiptar.

Sport

06/02/2019 20:58

Skuadra nga Kosova, ka arritur të kalojë në fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup, pas fitores së ngushtë me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka.

Me sallën e mbushur plot tifozë dhe me një atmosferë të paharruar, Z Mobile Prishtina nuk guxonte të merrte tjetër rezultat pos fitores.

Fundi i ndeshjes solli një dramë të vërtetë, kur kryeqytetasit avanconin me vetëm dy pikë epërsi.

Por, ishte Dardan Berisha që mori udhëheqjen e ekipit, me një depërtim solo, për t’i shënuar pikët e fitores.

Përfundimi i ndeshjes, bëri që një numër i madh i tifozëve të futen në parket për të festuar së bashku me lojtarët këtë sukses historik./Lajmi.net/