Ferguson me deklaratë të papritur për Schweinsteiger

Sir Alex Ferguson ndjen keqardhje për Bastian Schweinsteiger.

Sport

23/03/2017 17:03

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, ka folur për largimin e gjermanit nga “Old Trafford”.

“Ai ka pësuar një rënie sepse për fat të keq ka pësuar një lëndim të rëndë që e ka lënë jashtë për një kohë të gjatë. Pas kthimit, ai pati një trajner të ri si Mourinho, i cili kishte ide të tjera”, deklaroi Ferguson për “ESPN”, përcjellë “lajmi.net”.

“Lëvizja e tij erdhi në kohën e duhur për të. Ai është një lojtar i afërt me futbollistët dhe tifozët e United dhe kjo do të ketë ndikim”, shtoi Ferguson.

Schweinsteiger ka luajtur vetëm katër herë këtë sezon, duke mos e bërë asnjë paraqitje në Premierligë.  /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6