Fekir ka një lajm të madh për tifozët e Liverpoolit

Nabil Fekir ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Liverpool.

Sport

11/05/2018 09:11

Mesfushori i Olympique Lyon, Nabil Fekir ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Liverpool.

“Jam në Lyon për edhe disa ndeshje dhe më pas do të shohim”, tha ai për L’Equipe.

“Tani për tani, s’ka asgjë. Presidenti më beson dhe ndihem mirë këtu. Ai më ka thënë, ashtu si gjithë të tjerëve kur nënshkruajnë kontratat, se kemi mundësi për të biseduar kurdo që dua të largohem”, shtoi ai.

“Askush nuk nënshkruar përjetë me një klub. Nuk funksionon kështu. Kam kontratë deri më 2020, do të shohim në fund të sezonit”, përfundoi ai. /Lajmi.net/