FC Prishtina: Edhe zyrtarisht Fadil Vokrri e shpall Dritën kampion

Faqja zyrtare e skuadrës së Prishtinës ka akuzuar presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, pas barazimit 0-0 me Dritën, ku këta të fundit u shpallën kampion të Kosovës pas 15 viteve.

Sport

20/05/2018 20:37

Prishtina në ndeshjen e xhiros së fundit, kishte nevojë për një fitore me mbi dy gola epërsi për të fituar titullin e kampionit, por ndeshja e zhvilluar në ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, përfundoi 0-0.

“Prishtina – Drita 0:0

Edhe zyrtarisht Fadil Vokrri e shpall Dritën kampion.

Prishtina e mbyll ndeshjen me dy kartonë të kuq.

Ka nisur ndeshja”, shkruhet në faqen zyrtare të Prishtinës./Lajmi.net/