FBI heton Blatterin

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke hetuar Sepp Blatterin dhe kjo e detyroi zviceranin që të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të FIFA-së.

Sport

03/06/2015 10:11

Sepp Blatter dha dorëheqje nga posti i presidenti të FIFA-së për shkak se është duke u hetuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Zvicerani sapo kishte fituar mandatin e pestë në detyrë.

Mirëpo, ai u tërhoq nga posti vetëm disa ditë më vonë pas njoftimeve të reja për korrupsion në organizatën që ai drejtonte.  A

utoritetet zvicerane, javën e kaluar, me urdhër të Departamentit amerikan të Drejtësisë ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të FIFA-s, nën akuzën për shantazh, mashtrim dhe pastrim parash.