Faqja për blerjen e biletave në FSHF, nuk po funksionon

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitjen e biletave online për ndeshjen Shqipëri – Serbi, megjithatë tifozët janë ankuar se nuk po mund të blejnë bileta pasi nuk po funksionon sistemi.

Sport

15/09/2015 20:38

Edhe pse FSHF-ja ka njoftuar filimin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, sistemi online për blerjen e tyre është jashtë funksionit.

Ajo që habitë më së shumti është fakti se faqja online e FSHF funksionon normalisht, ndërsa faqja e shitjes së biletave nuk funksionon, ndonëse të dyja ndodhen në njëjtin server, dhe nëse njëra prej tyre bie, duhet të bjerë dhe tjetra.

Tifozët ndonëse presin me padurim të blejnë biletat për ndeshjen Shqipëri­Serbi, e kanë të pamundur ta bëjnë këtë online, dhe shtrojnë pyetjen: Çka po ndodh me faqen online të FSHF?