Fanellat e reja të Liverpoolit

Ka ende edhe shumë ndeshje deri në fund të këtij sezoni, por Liverpool tashmë ka filluar të planifikojë edicionin e ardhshëm, duke bërë gati dizajnin e fanellave të reja. Në fotografitë e para që janë paraqitur online, pas shumë javësh të spekulimeve, Reds duket se janë përcaktuar për një fanellë të parë tradicionale, njësoj si…

Sport

11/02/2014 13:20

Ka ende edhe shumë ndeshje deri në fund të këtij sezoni, por Liverpool tashmë ka filluar të planifikojë edicionin e ardhshëm, duke bërë gati dizajnin e fanellave të reja.

Në fotografitë e para që janë paraqitur online, pas shumë javësh të spekulimeve, Reds duket se janë përcaktuar për një fanellë të parë tradicionale, njësoj si dhe atë si mysafirë, së bashku me një tjetër zgjedhje të ‘lodhur’ si uniforma e tretë.

Liverpool pranoi komente të ndryshme pas arritjes së marrëveshjes me furnizuesin e fanellave, Warrior.

Dhe, sipas asaj që është publikuar deri më tani Liverpool do të vazhdojë me fanellën e parë me ngjyrë tradicionale të kuqe. Ajo e dyta do të jetë e verdhë me prezencën e të kuqes.

Por, e treta….wow. Vlerësojeni vetë. Detajet e fanellave të reja pritet të konfirmohen në fund të sezonit.