Fanella më e shtrenjtë në histori të futbollit (Foto)

Në faqe të ndryshme ka filluar të qarkullojë ajo që pritet të jetë fanella e re e Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm, marrëveshja më e shtrenjtë në histori.

Sport

18/03/2015 13:35

Fanella më e shtrenjtë në histori të futbollit tashmë ka bërë paraqitjen e parë.

Në faqe të ndryshme qarkullon fotografia e asaj që pritet të jetë uniforma e re e Manchester Unitedit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Gjiganti anglez do të përfitojë rekord 94 milionë euro në vit nga kompania e veshmbathjeve sportive Adidas, sponsor i ri i fanellës së klubit nga Old Trafford.

Dhe, ajo pritet të duket kështu…