Familja bavareze

Franck Ribery ka bërë të ditur se Zinedine Zidane bëri gjithçka në fuqinë e tij të mundohet ta bindë atë të transferohet në Real Madrid. Mesfushori i Bayern Munichut theksoi se Los Blancos dhe rivali i tyre Barcelona kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Por, ai ka pranuar se ishte më afër t’i përcjell…

Sport

11/11/2013 21:31

Franck Ribery ka bërë të ditur se Zinedine Zidane bëri gjithçka në fuqinë e tij të mundohet ta bindë atë të transferohet në Real Madrid.

Mesfushori i Bayern Munichut theksoi se Los Blancos dhe rivali i tyre Barcelona kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Por, ai ka pranuar se ishte më afër t’i përcjell hapat e Zidanes duke kaluar në Santiago Bernabeu.

“Barcelona dhe Real Madrid janë dy klube shumë të mëdha dhe ishte një kohë kur të dyja ishin të interesuara për mua”, deklaroi 30-vjeçari për beIN Sport.

“Më pëlqejnë të dyja por ishte një moment kur isha më afër Realit se Barcelonës. Zidane më kërkoi në Madrid dhe bëri gjithçka që mundej. Por, nuk jam i interesuar të lëvizi sepse Bayerni është familja ime”, u shpreh ai.