Falcao mund të vdes i lumtur

Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona i ka thënë përforcimit të ri të klubit, Radamel Falcao, se tani mund të vdes i lumtur, pas ardhjes në Old Trafford.

Sport

03/09/2014 15:39

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të Radamel Falcaos në Manchester United, legjenda e klubit, Eric Cantona ia ka përkujtuar yllit kolumbian se çka do thotë të luajë për gjigantin nga Old Trafford.

Ish sulmuesi i mirënjohur francez i ka dërguar një porosi Falcaos duke i thënë se tani ka arritur kulmin e karrierës.

“Falcao mund të vdes i lumtur, i vetëdijshëm se ka arritur në kulmin e futbollit”, deklaroi Cantona për “Goal Colombia”. “Pas Manchester Unitedit nuk ekziston asgjë”, u shpreh ai.

Falcao është i huazuar për një edicion në Manchester United nga Monaco, por mund të mbetet në Old Trafford nëse gjiganti anglez paguan një shumë të caktuar mes klubeve, për blerjen e tij.