Falcao huazohet në Man Utd

Radamel Falcao do të jetë futbollist i ri i Manchester Unitedit. Gjiganti anglez ka arritur marrëveshje me Monacon për huazimin e sulmuesit.

Sport

01/09/2014 12:22

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Radamel Falcao në formë huazimi nga Monaco, në pritje të përfundimit të testeve mjekësore, kanë njoftuar mediat britanike.

28-vjeçari spekulohej me largim nga Monaco gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, pavarësisht ardhjes në klub për 50 milionë funte në maj 2013.

Ai do t’i bashkohet gjigantit nga Old Trafford pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve.

Falcao shënoi 11 gola në 20 paraqitje për Monacon, ndërsa kërkohej nga shumë klube të tjera evropiane përfshirë Real Madridin, Arsenalin, Juventusin dhe Liverpoolin.