Fabregas te United? Mësohet gjithçka

Trajneri portugez e kishte transferuar Fabregasin te Chelsea në vitin 2014 nga Barcelona, kur drejtonte skuadrën nga Londra, ndërsa tani është duke tentuar që të bashkohet sërish me të, në ‘Old Trafford’.

Sport

03/11/2017 19:58

Cesc Fabregas është i gatshëm të rinovojë kontratën me Chelsean për të hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm.

Spanjolli së fundi është përmendur si dëshirë e Jose Mourinhos për të kaluar te Manchester United.

Trajneri portugez e kishte transferuar Fabregasin te Chelsea në vitin 2014 nga Barcelona, kur drejtonte skuadrën nga Londra, ndërsa tani është duke tentuar që të bashkohet sërish me të, në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, Fabregas është i prirë të qëndrojë te Chelsea.

“A dëshiroj të rinovoj? Po, sepse është një klub që me ka trajtuar mirë mua”, ka deklaruar Fabregas duke folur për të ardhmen e tij./Lajmi.net/