Fabregas te Guardiola?

Cesc Fabregas mund të ribashkohet me Pep Guardiolën. Mesfushori i Barcelonës është objektiv i Bayern Munichut, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 10:56

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Sipas TalkSport, ylli spanjoll është objektiv i Bayern Munichut, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediumit në fjalë, kritikat e Fabregasit për Jose Mourinhon në kohën kur portugezi ishte në drejtim të Real Madridit mund të bëjnë që transferimi i tij në Chelsea të dështojë.

Dhe, kjo i hap rrugë Bayernit që të jetë në pozitë më të favorshme për transferimin e Fabregasit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

Guardiola e vlerëson Fabregasin dhe e riktheu në klub më 2011, nga Arsenali.