Fabregas, më afër Chelseat

Cesc Fabregas pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës. Mesfushori spanjoll mund të përfundojë në Chelsea, në vend të veteranit Frank Lampard.

Sport

02/06/2014 15:56

Cesc Fabregas është gjithnjë e më larg Barcelonës. Mesfushori spanjoll mund të rikthehet në futbollin anglez.

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, përfaqësuesi spanjoll mund të përfundojë në Chelsea.

Ish kapiteni i Arsenalit nuk po gjen hapësira në Camp Nou dhe kjo është arsyeja që përfaqësuesi spanjoll mund të largohet nga Barcelona.

Në Londër, atë e shohin si zëvendësues ideal të kapitenit Frank Lampard, të cilit me këtë rast mund të mos i vazhdohet kontrata.