Fabregas: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas beson se Barcelona është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

25/02/2016 09:55

Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve për edicionin e dytë të njëpasnjëshëm, sipas mesfushorit të Chelseas, Cesc Fabregas.

Ish futbollisti i gjigantit katalan beson se skuadra e trajnerit Luis Enrique është favorite për trofeun kontinental.

“Barcelona është skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Fabregas për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona është pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në udhëtim ndaj Arsenalit me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të garës.