Fabianski, yll në basketboll

Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski duhet të konsiderojë seriozisht ndërrimin e karrierës, pasi shfaqi aftësi të jashtëzakonshme në basketboll. Polaku, i cili nuk zë vend në formacionin bazë të gjigantit londinez, pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Por, derisa është në kërkim të një skuadre të re, Fabianski mund të konsiderojë…

Sport

16/01/2014 14:30

Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski duhet të konsiderojë seriozisht ndërrimin e karrierës, pasi shfaqi aftësi të jashtëzakonshme në basketboll.

Polaku, i cili nuk zë vend në formacionin bazë të gjigantit londinez, pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Por, derisa është në kërkim të një skuadre të re, Fabianski mund të konsiderojë edhe mundësinë e shkëmbimit të sportit.

Nuk besoni? Kemi fakte të mjaftueshme që do t’ju bindin. Portieri dukej shumë i relaksuar në parketin e basketbollit derisa provoi disa gjuajtje së bashku me yllin e Brooklyn Nets, Jason Kid.

Nets ishin duke u përgatitur për ndeshjen kundër Atlanta Hawks në NBA, dhe Fabianski shkëlqeu duke shfaqur saktësi në gjuajtjet e tij nga distanca.