Evertoni i afrohet finales (VIDEO)

Evertoni e ka mposhtur Manchester Cityn, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ‘Capital One Cup’.

Sport

06/01/2016 22:53

Evertoni ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në ‘Capital One Cup’, përcjell Lajmi.net.

Funes Mori fillimisht i dërgoi vendasit në epërsi në fund të pjesës së parë.

Rezultatin e barazoi Jesus Navas në minutën e 76, mirëpo vetëm dy minuta më vonë realizoi Romelu Lukaku, për t’ia dhënë fitoren Evertonit.

Finalisti nga kjo përballje do të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në ‘Etihad’.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Liverpool dhe Stoke City. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e ka fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Britannia’ me rezultat 1:0.

YouTube player
YouTube player
YouTube player