Evertoni gati ta shesë Barkleyn te City

Skuadra e Evertonit duket se është pajtuar që të e shesë super talentin e skuadrës, anglezin, Ross Barkley, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Premier Ligës.

Sport

04/01/2015 12:51

Everton është gati ta pranoj një ofertë prej 45 milionë funteve për mesfushorin ofanziv anglez që po kalon formë fantastike në dy edicionet e fundit.

Ndoshta problemi i vetëm për lojtarin e talentuar është lëndimi i pësuar në fillim të këtij edicioni i cili e ka penguar paksa në formën e tij me skuadrën e Roberto Martinez.

Sipas mediave angleze, Manchester City është gati t’i ofroj lojtarit 130 mijë funte në javë, i cili konsiderohet si lojtar që do të sundojë futbollin e së ardhmes.

City kështu duke se ka mposhtur Chelsean dhe Liverpoolin, të cilët gjithashtu ishin në garë për shërbimet e lojtarit anglez.