Evertoni afër marrëveshjes me Lukakun

Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku është drejt largimit të tij nga Stamford Bridge, pasi nuk ka të ardhme të sigurt në klub.

Sport

25/07/2014 20:28

Me arritjen e Didier Drogbas, e ardhmja e Lukakut te Chelseat është tejet e ‘zbehtë’ dhe shumë e paqartë.

Siç raporton Goal.com, Evertoni është shumë pranë arritjes të një marrëveshjeje për të transferuar sulmues belg.

Shuma e një marrëveshjeje të tillë pritet të jetë diku rreth 18 milionë funte. Lukaku ka shënuar plotë 32 gola me fanellën e Everonit, gjatë kohës që ishte i huazuar nga Chelsea.

Juventus e Atletico Madrid gjithashtu kanë qenë në garë për të transferuar sulmuesin belg, i cili konsiderohej edhe si pasardhës i Diego Costas, mirëpo një gjë e tillë duket largë realitetit, pasi skuadra spanjolle e edhe ajo italiane nuk janë të gatshme të paguajë një shumë të tillë të parave për shërbimet e tij.