“Është ëndërr të luash me Ronaldon”

Cristiano Ronaldo e ka nisur furishëm kampanjën në Kupën e Botës, duke shënuar tri gola në ndeshjen e parë në barazimin 3:3 me Spanjën.

Sport

18/06/2018 20:23

Andre Silva e ka cilësuar bashkëlojtarin e tij si ndër më të mirët në botë, duke thënë se është një ëndërr të luash përkrah tij.

“Të luash pranë tij është një ëndërr”, ka deklaruar para gazetarëve sulmuesi i Milanit.

“Ai është më i miri në botë, dhe kjo i bën më të lehta gjërat”.

22 vjepçari tutje ka folur për ndeshjen e radhës së Portugalisë në Kupën e Botës, duke shpresuar se do t’i arkëtojnë tri pikë kundër Marokut./Lajmi.net/