Emri i Mikelit në prapanicën e tifozit

Dikur premtimet bëheshin gjatë ndonjë takimi me shokë, kurse tani ato bëhen publikisht nëpërmjet postimeve në rrjete sociale si Facebook dhe Twitter. Pikërisht këtë e bëri tifozi i Chelseas, Lee Mitchell i cili tani mban emrin e mesfushorit John Obi Mikel në prapanicën e tij. Një postim në Twitter i kushtoi ‘shtrenjtë’. Para ndeshjes kundër…

Sport

07/01/2014 10:44

Dikur premtimet bëheshin gjatë ndonjë takimi me shokë, kurse tani ato bëhen publikisht nëpërmjet postimeve në rrjete sociale si Facebook dhe Twitter.

Pikërisht këtë e bëri tifozi i Chelseas, Lee Mitchell i cili tani mban emrin e mesfushorit John Obi Mikel në prapanicën e tij. Një postim në Twitter i kushtoi ‘shtrenjtë’.

Para ndeshjes kundër Derby Countyt në rrethin e tretë në FA Cup të dielën, ai shkroi: “Nëse Mikel shënon sot do të bëjë një tatuazh me emrin e tij ose logon e Chelseas në prapanicë”.

Mitchell tregon se e mbajti premtimin

Mikel, i cili nuk njihet si golashënues, e kaloi Chelsean në epërsi dhe Lee tani e mban emrin e yllit nigerian në prapanicën e tij.

Nuk ka treguar pse nuk u përcaktua për logon e Chelseas, por së paku e mbajti premtimin.