Emery zbulon të vërtetën e raportit me Ozilin

Unai Emery ka sqaruar raportin e tij me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Sport

13/09/2018 15:54

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka mohuar spekulimet se ka mosmarrëveshje me mesfushorin Mesut Ozil.

Para duelit me Newcastlen, Emery ka folur për raportin e tij me Ozilin.

“Ne kalojmë shumë mirë. Këtu nuk i konsiderojmë ato çfarë thonë të tjerët”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Kam raport shumë të mirë me Mesutin dhe proefeionalisht e shtyj të përmiësohet për të na dhënë kualitetet e tij më të mira me paraqitjet e tij”, theksoi Emery. /Lajmi.net/