Eliminohen nga Liga e Kampionëve, vendim i ‘çmendur’ nga Guardiola!

Pep Guardiola është i vendosur ta ndryshojë komplet ekipin e Manchester Cityt.

Sport

16/03/2017 15:35

Pep Guardiola është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha në ekipin e tij në Manchester City që mund të përcillet me largimin e plot 18 futbollistëve, pas përfundimit të këtij sezoni, raporton “The Guardian”.

Me shumë futbollistë në skadim të kontratave dhe disa huazimeve të panevojshme, Guardiola është i gatshëm t’i largojë nga Etihad Stadium.

Yaya Toure, Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Willy Caballero, Jesus Navas, Bacary Sagna dhe Tosin Adarabioyo janë në skadim të kontratës, përcjell “lajmi.net”.

Të huazuarit si Joe Hart, Eliaquim Mangala, Samir Nasri, Wilfried Bony dhe Jason Denayer po ashtu mund të largohen.

Ndërsa, në klub ka pasiguri për të ardhmen e Sergio Aguero, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Fabian Delph, Fernando dhe Kelechi Iheanacho.

Nga largimet e tyre, Guardiola do të grumbullojë rreth 150 milionë funte për të investuar në përforcime të reja. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6