Eliminohen nga Carabao Cup, ja çfarë thotë Mourinho për Pogban

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve për përplasje të reja mes tij dhe mesfushorit Paul Pogba.

Sport

26/09/2018 07:20

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se “nuk kam problem” me Paul Pogban edhe se e ka njoftuar mesfushorin se nuk do të jetë më kapiten i ekipit.

Mourinho ia hoqi Pogbas statusin e zëvendëskapitenit pas shqetësimeve për qëndrimin e tij.

“E vetmja e vërtetë është se kam marrë një vendim që ai të mos jetë më kapiten i dytë por nuk ekziston asnjë përplasje, asnjë problem”, u shpreh Mourinho pas eliminimit nga Carabao Cup, përcjell “lajmi.net”.

“Unë jam menaxheri, mund të marrë këso lloj vendimesh. Nuk ekziston asnjë problem, vetëm një vendim që nuk duhet ta shpjegoj”, u shpreh ai. /Lajmi.net/