‘Eksod’ te United, largohen 13 lojtarë

Afati kalimtar veror i vitit 2019 mund të sjellë një eksod të madh te Manchester United.

Sport

11/10/2018 14:25

Shumë lojtarë mund të largohet nga Manchester United në afatin e ardhshëm veror të transferimit të lojtarëve.

Marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Jose Mourinhon dhe përfundimi i kontratave të disa lojtarëve, kanë bërë që të ngritën dilema për të ardhmen e disa futbollistëve te Manchester United.

‘The Telegraph’ ka bërë një listë me lojtarët që mund të largohen nga ‘Old Trafford’.

Në këtë listë nuk mund të mungonte Paul Pogba, e aty është edhe David de Gea.

Lojtarët që mund të largohen nga United në fund të sezonit:

David de Gea

Ander Herrera

Juan Mata

Paul Pogba

Anthony Martial

Eric Bailly

Luke Shaw

Antonio Valencia

Ashley Young

Phil Jones

Matteo Darmian

Chris Smalling

Andreas Pereira

/Lajmi.net/