Ekskluzive: Fanella e Kosovës

Në pritje të miqësores së parë ndërkombëtare mes Kosovës dhe Haitit, lajmi.net ka siguruar fotografitë e para të fanellës me të cilën do të paraqitet skuadra e selektorit Albert Bunjaku. Aty është edhe fusnota.

Sport

27/02/2014 17:02

Lista zyrtare e futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Haitit ende nuk është bërë e ditur nga selektori Albert Bunjaku.

Mirëpo, ajo që u zbuluar sot është fanella me të cilën do të paraqitet skuadra e tij.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të uniformës së Kosovës për duelin e parë miqësor, historik, kundër Haitit.

Emrat e futbollistëve do të shënohen në pjesën e pasme, nën numrin e fanellës, kurse mbi të shkruan Kosova *, me simbolin në formë të fusnotës, sipas marrëveshjes së realizuar në FIFA, gjatë bisedimeve mes FFK’s dhe krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 mars në Mitrovicë.