Edicioni special i BMW M6

BMW vjen me një tjetër botim të veçantë për të shënuar 100 vjetorin e kësaj marke botërore, këtë herë kjo është një BMW M6 Coupe Japan.

Auto & Tek

30/05/2016 09:58

Ky është modeli i gjashtë deri më tani që feston 100 vjetorin, ky botim do të prodhoj vetëm 13 makina me një ngjyrë të quajtur  “Austin YelloW”, njofton Lajmi.net

BMW M6 Celebration Edition Competition

Vlen të cekët se kjo makinë do të prodhohet për tregun në Japoni, është e çuditshme se të gjitha makinat do të kenë timon majtas.

BMW M6 Celebration Edition Competition

Të gjitha 13 makinat të planifikuara për prodhim do të marrin thekse të shumta të trupit me fibër karboni dhe do të kenë logon e vendosur M6.

BMW M6 Celebration Edition Competition

Çfarë me të vërtetë e bën këtë M6 Coupe të veçantë, makina ka një motor 4.4 litërsh V8 biturbo i cili prodhon 600 kuaj fuqi (441 kW), ndërsa  ka një transmetues prej 7 shpejtësive automatike.

BMW M6 Celebration Edition Competition

Performanca e BMW M6 është mbresëlënëse ku nga 0 deri në 100 km/h arrin për më pak se 3.9 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e arrin në 305 km/h (189 mph), transmeton Lajmi.net

BMW M6 Celebration Edition Competition

BMW Japonia ka vendosur një çmim për festimin e 100 vjetorit, BMW M6 do të kushtoj hiq më pak se 189.430 €uro.

/Lajmi.net