Edhe Juventusi pas mbrojtësit që po e kërkon e gjithë Evropa

Juventus kanë identifikuar mbrojtësin e Portos, Eder Militao si një alternativë të parë nëse dështon transferimi i Matthijs de Ligt.

Sport

16/02/2019 14:45

Sipas RaiSport, Bianoncerët janë impresionuar me paraqitjet Matthijs de Ligt në ndeshjen kundër Real Madridit.

Por, interesimi i shumë skuadrave për 21 vjeçarin, mund të bëjë që Juventusi ta mendojë Militaon si një alternativë të parë.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka qenë në Olimpico për të ndjekur nga afër paraqitjen e Militao në ndeshjen mes Romës dhe Portos.

Militao i blerë nga Porto një vit më parë, mund t’i kushtojë Juventusit deri në 50 milionë euro.

Ai po ashtu ka edhe një paraqitje me Kombëtaren e Brazilit, ndërsa është shenjestër e shumë skuadrave të Evropës./Lajmi.net/