“E refuzova Barcelonën dhe Bayernin për Liverpoolin”

Neby Keita ka refuzuar Barcelonën dhe Bayern Munich për të kaluar te Liverpooli.

Sport

21/07/2018 18:34

Mesfushori këtë verë kompletoi transferimin te Liverpool, ndërsa marrëveshja mes skuadrës angleze dhe Leipzigut ishte arritur verën e kaluar.

23 vjeçari në një deklaratë të dhënë së fundi, ka konfirmuar interesimin e Barcelonës dhe Bayernit për të, por tregon arsyet se pse vendosi për Liverpool.

“Është fakt që ka pasur ekipe tjera të përfshira sikurse ato që i keni përmendur (Barca e Bayerni). Por, një pjesë e madhe e vendimit tim ishte për shkak të rolit të tranerit””, ka deklaruar Keita.

“Ne kemi pasur biseda të mira. Fjalët që ai ka folur me mua për këtë projekt më kanë bindur”.

“Unë kam mundur të shohim se si klubi po zhvillohet dhe unë kam folur më gjatë me Sadio Manen”./Lajmi.net/