E papritur: Ylli i Chelsea në stërvitje te Stoke City (FOTO)

Kurt Zouma edicionin e ri të Premierligës do ta kalojë te skuadra e Stoke Cityt.

Sport

17/07/2017 19:58

Mbrojtësi i Chelsea, është fotografuar në stërvitje te skuadra e Shaqirit.

Edhe pse nuk ka njoftime zyrtare nga të dy skuadrat, mediet në Angli shkruajnë se francezi është dhënë huazim për një sezon, për të pasur më shumë minuta në dispozicion.

Zouma që të Chelsea është sjellë nga Jose Mourinho, te skuadra e re e Stokes, për bashkëlojtar do ta ketë kosovarin Xherdan Shaqirin./Lajmi.net/