E papritur: Trajneri i Coutinhos kërkon transferimin e tij te Barcelona (FOTO)

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, e ka komentuar transferimin e Coutinhos te Barcelona.

Sport

26/05/2017 11:21

Ai e sheh të ardhmen e mesfushorit të Liverpoolit në “Camp Nou”.

“Nuk dua të flas për Barcelonën, megjithatë a mund të më thoni se kush nuk e dëshiron një lojtar si Coutinho, me atë magji, me atë kapacitet dhe me atë krijimtari?”, deklaroi Tite, përcjellë “Lajmi.net”.

“Coutinho është një lojtar ideal për Barcelonën. Mund të luajë për mrekulli te katalunasit”, shtoi ai.

Coutinho vlerësohet rreth 70 milionë funte nga Liverpooli. /Lajmi.net/

liverpool-news-transfers-philippe-coutinho-tite-809535