E pabesueshme, por e vërtetë

Real Madrid nuk ka pranuar gol si mysafir në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që 444 minuta lojë para duelit me Juventusin në Torino.

Sport

05/05/2015 14:56

Vështirë mund të presim që në ndeshjen e sotme mes Juventusit dhe Real Madridit në Torino të vërshojnë golat.

E ky konkludim vjen nga statistika që tregon se Los Blancos kanë pranuar vetëm një gol në ndeshjet në udhëtim në kuadër të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Në duelin me Ludogorets Razgrad, Iker Casillas u mposht nga Marcelinho.

Prej atëherë, kanë kaluar 444 minuta që Real Madrid nuk ka pranuar gol në ndeshje si mysafir.

U ndërruan kundërshtarët, Liverpool, Basel, Schalke dhe Atletico Madrid, por portën e Realit nuk e tundi asnjë vendas.

A do të jetë ndryshe në Torino, mbetet të shihet.