E pabesueshme, lëndohet Kallstrom

Arsenali ka marrë një goditje të fuqishme me lajmin se Kim Kallstrom mund të mungojë për dy ose tre muaj për shkak të një lëndimi, vetëm një ditë pas transferimit në klub. Reprezentuesi suedez, i cili nënshkroi për gjigantin londinez në huazim nga Spartak Moska, u dëmtua në stërvitjen e parë me skuadrën e re.…

Sport

01/02/2014 15:24

Arsenali ka marrë një goditje të fuqishme me lajmin se Kim Kallstrom mund të mungojë për dy ose tre muaj për shkak të një lëndimi, vetëm një ditë pas transferimit në klub.

Reprezentuesi suedez, i cili nënshkroi për gjigantin londinez në huazim nga Spartak Moska, u dëmtua në stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Kallstrom, i cili iu bashkua Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit ishte shprehur i lumtur me skuadrën e re, por duket se duhet të pres mjaft gjatë për të luajtur.

“Arsenali është klub i mrekullueshëm me shumë futbollistë të mirë dhe një trajner që ka bërë shumë për një kohë të gjatë. Jam shumë i kënaqur që kam ardhur këtu për të mësuar sa më shumë që mundem. Jam këtu për të dhënë maksimumin për Arsenalin dhe të ndihmoj ekipin, në mënyrë që të arrijmë rezultate të mira për pjesën e fundit të sezonit”, deklaroi Kallstrom.