E mbani mend argjentinasin Veron? Ai ka diçka për Messin

"Çfarë ndodhi me Messin? Vetëm ai e di".

Sport

24/06/2018 11:11

Sebastian Veron është i befasuar me Leo Messin.

Ish-futbollisti i njohur argjentinas tha se vetëm Messi e di se çfarë po ndodhë me të në këtë Botëror, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jemi në një situatë shumë të komplikuar dhe shpresoj që do të kalojmë në fazën tjetër”, deklaroi Veron.

“Çfarë ndodhi me Messin? Vetëm ai e di. Gjithsesi, një futbollist i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet e gjithë ekipit”, shtoi ai. /Lajmi.net/