E kryer: James transferohet në Premierligë (FOTO)

James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi.

Sport

26/03/2017 08:53

Tabloidi britanik, “Mirror”, shprehet i bindur që kolumbiani do të transferohet në Premierligë.

Sipas këtyre informacioneve, ai do të veshë fanellën e Liverpoolit që nga sezoni i ardhshëm, përcjellë “lajmi.net”.

Minutazha e vogël te “Los Blancos”, ka bërë që James të kërkojë largimin.

Mbetet të shihet se a do të gjejnë marrëveshje Liverpool dhe Real Madrid, pasi që dihet se kërkesa e spanjollëve është shumë e lartë: 80 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6