E gjithë Evropa pas Richarlison

Sulmuesi i talentuar brazilian, Richarlison, me paraqitjet e tij të mira, u ka shkelur syrin skuadrave më të mëdha të Evropës.

Sport

13/02/2019 17:33

21 vjeçari, verën e kaluar iu bashkua Everonit nga Watford, dhe në 22 ndeshjet e para ka shënuar dhjetë gola.

Këto paraqitje të mira kanë bërë që e ardhmja e Richarlison të shihet larg Evertonit.

Sipas ‘DailyStar’, Atletico Madrid, Chelsea, Paris Saint Germain dhe Milan janë skuadrat e interesuara për Richarlison.

Por, bindja e Everton për të hequr dorë nga sulmuesi nuk do të jetë e lehtë, pasi skuadra angleze po kërkon së paku 91 milionë euro./Lajmi.net/