E fundit nga Spanja: Ky është klubi favorit për të transferuar Hazardin

"Don Balon" shkruan që Florentino Perez nuk do ta lë t'i ikë Hazard për asnjë çmim.

Sport

19/07/2018 16:21

Vazhdon lufta e klubeve evropiane për të marrë Eden Hazardin.

Belgu ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe vetëm ky fakt është i sigurtë, përcjellë “Lajmi.net”.

Real Madrid dhe Barcelona kërkojnë me ngulm lojtarin.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Real Madridi është favorit për Hazard.

“Don Balon” shkruan që Florentino Perez nuk do ta lë t’i ikë Hazard për asnjë çmim. /Lajmi.net/