Dy skuadra nga Bundesliga kërkojnë Xherdan Shaqirin

Aventura e Xherdan Shaqirit te Stoke City do të përfundojë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

07/05/2018 17:07

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, do të largohet nga Stoke City, pas rënies të këtyre të fundit nga Premierliga.

25 vjeçari në kontratën e tij me Stoke, ka një klauzolë që i mundëson largimin për 14.5 milionë euro.

Sipas raportimeve të para, për Xherdan Shaqirin ka interesim nga Gjermania. Janë dy skuadra që po kërkojnë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.

Shaqiri edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku ishte pjesë e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/