Dy ndeshje, dy humbje: Ky është arsyetimi i Emeryt

Emery flet pas disfatës nga Chelsea.

Sport

19/08/2018 09:45

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur pas humbjes së dytë në kampionat në dy ndeshjet e para.

Ai theksoi që ndaj West Hamit, Arsenali ka një përgjegjësi të madhe, përcjellë “Lajmi.net”.

“Para ndeshjes kemi thënë se duhej të përmirësoheshim dhe të bënim një analizë, të ishim më luftarakë në çdo ndeshje dhe të dinim të mësonim gjatë ndeshjes”, deklaroi Emery.

“Mendoj se kjo mund të ndodhë. Kemi patur një reagim të mirë pasi kemi kaluar 2-0 në disavantazh. Detyra jonë është vetëm të përmirësohemi, të gjejmë një ekuilibër mes momenteve mbrojtëse dhe sulmuese”.

“Në fund të ndeshjes kemi patur në fushë dy mesfushorë që ishin Torreira, i cili është 22 vjeç, dhe Gundeouzi, që është 19. Më pas është e qartë, duhet të fitojmë. Kundër West Ham, në ‘Emirates Stadium’, kemi një përgjegjësi të madhe”, shtoi ai. /Lajmi.net/