Duka: Panucci gati për Nations League

Armand Duka nuk i ndahet Kombëtares në përgatitjet e saj para çdo ndeshjeje, qoftë miqësore apo eliminatore. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit foli gjatë nga Zvicra për Supersport, duke prekur disa tema të rëndësishme.

Sport

28/05/2018 18:53

Miqësoret: “Po përgatitemi për 2 ndeshjet e fundit kolauduese para Ligës së Kombeve, pastaj për të menduar për eliminatoret e Europianit. Nuk është se kemi pasur një stabilitet që të jemi të sigurtë për të ardmen, uroj që të ndryshojmë deri në shtator.”

Panucci, gati: Panuçi ka bërë ndeshje zyrtare, miqësore, grumbullime, ka parë të gjithë futbollistët. Ka marrë eksperiencën e duhur për të dhënë më të mirë, ëshët gati për Nations League. Mendoj se është gati për të dhënë gjithçka në Ligën e Kombeve, më pas në eliminatore. Është një emër i madh, dihet, mendoj se do të bëjë mirë.

Objektivi i Kombëtares: “Ne do ta tentojmë Europianin dhe nga dera dhe nga dritarja. Dera është nga kualifikueset, dhe dritarja nga Nations League pasi kjo e fundit është shumë e vështirë. Por, do ta tentojmë seriozisht hyrjen në Europian, i kemi të gjitha mundësitë. Prurjer e reja besoj se do të japin kontribut. Nuk është bërë revolucion në skuadër, por u është dhënë mundësi talenteve. Baza është po ajo.

Talentet e Superiores: Abazaj ka kohë që kontribuon mirë te Luftëtari, por edhe te ekipet zinxhir të Kombëtares. Guri gjithashtu te Kukësi. Është risi që dy futbollistë të edukuar në shkollat shqiptare, të shiten në Europë.

Liga Profesioniste: Vijoj puna për përfundimin e projektit të Liugës Profesioniste. Libohova po e ndjek punën për ndërtimin e Ligës Profesioniste, jemi pothuajse në fund. Klubet kanë rënë dakord për krijimin e kësaj lige, dhe shpresoj që para fillimit të sezonit të ri, të marrë edhe formën juridike.

Gara në Superiore: “Të gjithë morën atë që meritonin. Të gjithë ndiejnë keqardhje për një klub si Vllaznia, që bie nga kategoria pas kaq shumë vitesh, aq më shumë unë. Edhe Tirana ra nga kategoria, por u rikthye. Edhe Vllaznia besoj do të kthehet shumë shpejt dhe do të vazhdojë të shkruajë hisorinë e saj./SS/