Duka “bombardon” rivalin për kryetar në FSHF

.

Sport

15/01/2018 09:27

Gara për kreun e institucionit të futbollit bnë vend ka nisur që me shpalljen e kandidaturave nga presidenti aktual i FSHF-së Armand Duka dhe nga deputeti i PS-së, Bashkim Fino.

Në një intervistë me gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin “Fair Play”, transmetuar në News 24, Armand Duka ka shpalosur platformën e tij.

“Prisja shpalljen e kandidaturës më herët. Hezitim apo thjeshtë prisnit datën? Si rrahellëherë, asnjë OJF tjetër në Shqipëri janë zgjedhje shumë të ndjeshme, shumë të diskutuara. Sa më i rëndësishëm apo i bukur, aq më shumë interes ka. Prej kandidateve por edhe se është një sport shumë i dashur. Nuk ka ndodhur asnjëherë… Asnjëherë futbolli nuk ka qenë në këto nivel asnjëherë nuk ka qenë institucion më i organizuar. Të gjithë flasin për këtë temë…

Temë e diskutuar shumë. Ju pëlqen?

Patjetër që po. Jam pjesë e skuadrës që e kam sjellë futbollin këtu. Uroj që diskutimet të jenënë të mriz të lojës.

Kandidimi?

Nuk kam pasur asnjë pikëpyetje, por thjeshtë kam dashur që të respektoj afatet statusore. Kam dashur të jem fair play me të gjithë kandidatët. Çdo gjë është bërë konform statutit dhe rregullave. Nëse bëj paralelizëm me zgjedhjet në Shqipëri, presidenti shpall datën 45 ditë para. Edhe në statut,. U shpall një gjë e tillë dhe pas saj u kandiaduan. Nuk mund të thuhet që nuk kanë pasur kohë të përgatiten. Statuti është publik dhe dihet që zgjedhjet duhet të bëhen në gjashtë muajt e parë. Nuk besoj se ka pasur ndonjë surprizë. Edhe unë kam pritur për ta bërë publik. Kam pritur edhe reagimin e komunitetit me të cilin kam punuar.

Duka3

Te enjten, i prishët premierën Finos?

Ne jemi vend i vogël. Jemi vend që diskutojmë shumë dhe futbolli është gjëja më e rëndësishme. Ka më shumë se gjashtë muaj që diskutohen kandidaturat e mundshme. Kam dëgjuar deputetin Ylli që diskutonte kandidaturën e Finos. Në TVSH ishte sikur do të ndante çmimin Oskar. Nuk ishte surprizë.

16 vite, a kanë qenë pak apo shumë apo mjaftueshëm për ju?

Mund ta mbyllnit karrierën me trofe… Shqipëria shkoi në Europian si punë ekipore e të gjithëve bashkë: Ekipit, stafit, të gjithë ambientit shqiptar dhe të gjithë faktorëve. Unë jam krenar që shkuam bashkë në Europian duke e ndjerë veten pjesë të ekipit. Kam qenë pjesë e ekipit fitues. Berisha duhet ta kishte lënë futbollin sepse arriti në Europian. Çdo futbollist luan deri sa ta lënë gjunjët. Nuk e ndjej këtë gjë. Kemi energji për të bërë goxha gjëra. Kemi projekte të reja. Raportet me komunitetin janë korrekte dhe pozitive dhe nuk kam menduar që të tërhiqem.

Ky është vullneti im, por vendimi është i aktorëve. Në përgjithësi kam thënë që alternativat sjellin zhvillim për të gjithë. Nëse sheh diçka që mund të behet më mirë, mund të ketë ndryshim. Jam iniciator i ndryshimit. Nuk vjen duke ndryshuar kalin fitues, por me energji të reja. Kemi shumë për të bërë.

Çfarë janë bërë në këto vite?

Kam marrë një sms që më tha se mos ki turp që t’i përmendësh. Jemi kujdesur shumë për të bërë dhe jemi kujdesur pak për të treguar çfarë është bërë. E shoh të arsyeshme që ti rikujtojmë. Nëse i hedhim një sy të kaluarës kur thuajse FSHF ishte inekzistente. Infrastruktura e futbollit ishte shumë mjerave. Investimet e bëra nga 90 deri në 2002, ishte i vetmi investim që është bërë nga FSHF me të gjithë aktorët, ka qenë vetëm ndriçimi i “Qemal Stafës”.

Asgjë tjetër edhe pse UEFA e FIFA ishin edhe më parë. Të gjitha janë bërë pas 2002. Janë investuar nga FSHF 12 milionë euro nga 2002 deri në 2014. Ndryshoi ajo që ishte imediate. Ndryshuan kushtet e stërvitjes për të qenë optimale. Nuk është arritur niveli i kërkuar. Nga pikëpamja organizative e asaj kohe, FSHF ishte në zyra te shkallët e stadiumit: Me tre njerëz dhe një karrige. Sot është organizatë e organizuar mirë. Ka vend për përmirësime. Sot kemi kampionate me të gjitha nivelet. Të gjitha janë bërë gjatë kësaj periudhe. Për fat të mirë, jo vetëm të presidentit, por të Komitetit Ekzekutiv për të mbështetur projektet. Në 4 vjeçarinë fundit, për mua është 4 vjeçari i artë.

Uroj që të mos jetë i artë për të ardhmen, që të kemi edhe më të artë. Kanë ndeshur ndryshime thelbësore në infrastrukturë. Bashkë me qeverine kemi rikonstruktuar dy stadiume. Jemi në fazën finale të ndërtimit të stadiumit në Tiranë. Jemi në një fazë ku edhe kombëtaret por edhe klubet kanë ndryshuar përfaqësim. Euro 2016 ishte një ëndërr që na kanë akuzuar më parë, edhe pasi shkuam na thanë që s’është bërë mriz puna. Arritëm një gjë që edhe optimisti më i madh nuk e besonte. Pas 16 viteve, punëe, arritje dhe problematika.

Ka Duka nevojë për fushatë?

Ne po diskutojmë për sport. Fushatë? Në politkë dëgjojmë rrena dhe premtime pa fund. Rezultatet që kemi marrë nga fushatat e politikës… i kemi parë… nuk bëhet fjalë për fushatë. Jemi për të diskutuar. Në raport me komunitetin… Duhet ti konsultosh. Kemi marrëdhënie saqë e kemi të vështirë të flasim se çfarë mendimi do të kenë me 7 shkurt. Flasim për ato që janë bërë bashkërisht dhe çfarë mund të bëjmë mirë në të ardhmen bashkë me komunitetin e futbollit. Jemi në diskutime të vazhdueshme saqë nuk kuptohet që është zgjedhje.

Ka fituar FSHF nga Duka apo Duka nga ju?

Në planin moral Duka ka fituar shumë nga federata dhe futbolli. Më kanë dhuruar shumë emocione,. Më kanë bërë që të përballem me shumë njerëz. Që të bëj shumë miq e të dëgjoj shumë kritika. Kurrsesi, materiale apo financiare. Nëse do të shpenzoja më shumë kohë në bizneset e mija, të cilat e kanë ndjerë mungesë do të fitoja më shumë. Emocionet që kam fituar nga bota e futbollit, nuk do ti kisha fituar në asnjë aktivitet.

Fino dhe Duka

Keni dhënë paratë tuaja?

Nuk kam kontribuar në buxhete me donacione. Jam president që nuk fitoj asgjë, as shofer, as dieta, as paga. Në këtë kuptim besoj ka fituar FSHF.  Është pyetje që nuk duhet të ma bëni mua, njerëzve që punojnë dhe votuesve. Kam bërë në 16 vite. Kam shpenzuar shumë kohë. Kam punuar me përkushtim,. Kam bërë më të mirën që di. Nuk kam asnjë pishmanllëk që pse nuk e bëra edhe këtë. Nëse i kam zhvilluara po jo, janë shifrat që ju thashë dhe arritjet e futbollit në Shqipëri. Është ishulli më i zhvilluar në Shqipëri. Ka të meta dhe ka vend për kritika.

 Pse është e vështirë të shihen i ndarë Duka biznesmen dhe duka i futbollit?

Nuk jam marrë me menaxhimin direkt të bizneseve të mija. Perceptimi i njerëzve, nuk e di nëse është mirw apo keq. Shpeshherë më harrojnë si biznesmen, dhe më kujtojnë si president futbolli. Akuza, nga më të ndryshmet. Kundërshtaret etiketojnë pikat që konsiderohen më delikatet.

Shpesh, është folur që keni marrë si sponsor kompaninë Plus që jeni vetëm aksioner…

Asnjëherë nuk kanë përfituar bizneset e mija nga FSHF. Nuk i pagoi FSHF lekët Plusit, por e anasjelltas. Nuk e di çfarë ka humbur, por vetëm ka arkëtuar. Jam i kënaqur që patëm marrëdhënie me një kompani shqiptare. Më mërziti që nuk ekziston më. Doja që të gjithë kompanitë shqiptare të mbështesnin ngjyrat. Nuk ka konflikt interesi. Nuk kam bërë gabim. Kompania më parë… Do të ishte gabim i madh, po të ishte kështu. Nuk ka asnjë kontestim nga asnjë kompani. Janë kërkuar sponsorë gjeneneral si gjithmonë. Sponsor gjeneral është Peja, pasi Plus e humbi në atë kohë me të njëjtin president.

Nuk ka asnjë përfitim kompania nga federata. Bizneset e mija janë dëmtuar. Në një vend të përzier nga politika, më e çuditshme… Ky është realiteti. Në çdo përplasje, qoftë me qeverinë apo individë, gjëja më shumë se ku mund të kapen, fatkeqësisht janë bizneset e mija. Konflikti me ish kryeministrin. Federata është organizatë sot e konsoliduar, e pavarur dhe nuk ka qenë e lehtë që ta arrijmë këtu.

Duka5

Federata ishte më parë një organizatë që kishte rreth 4 punonjës që paguheshin nga Ministria e asaj kohe. Sot merr zero financime nga shteti. E vetmja shoqatë sportive. I jep shtetit taksa çdo muaj kjo falë punës së këtyre njerëzve që kanë punuar për ta strukturuar. Vetë funksionon me financat dhe të ardhurat e saj. Nëse shkojmë në vitin 2002, sponsorizimet ishin 10 mijë marka. Sot janë 3.300 mln euro. Është organizatë që respekton çdo ligj dhe çdo statut. Ligji për sportin, të ardhurat e të drejtës TV, 90% e të ardhurave i shkojnë klubeve dhe 10% shtetit… Le të themi, paketë ligjore të mirë studiuar që do të ndihmonte në të mirë të sportit, nuk kemi. Nuk ka munguar, por kemi propozuar disa herë. Kemi pasur edhe një debat kur na ftuan dhe nuk kemi arritur në sukses të madh.

Pse?

Ne i kemi dërguar propozimet me shkrim në grup parlamentar dhe në ministri. Nuk mjafton ligji i sportit për të nxitur rregullimin e sportit në Shqipëri. Duhet të ndryshosh, që tek taksimi për investimet në sport. Nuk ka asnjë lehtësi. Nuk është njësoj të ndërtosh një fushë futbolli dhe një pallat. Në fund, të bësh fitim direkt, nga fusha është thuajse e pamundur. Nuk ka asnjë lehtësim. Gjithashtu edhe të gjithë llojet e taksave që janë, janë të barabarta me bizneset e tjera që janë më shumë fitimprurëse. Në këtë pikë, të dy palët edhe qeveria dhe ne të sportit nuk kemi bërë progres të madh,. Duhet të jemi të vërtetë për ndryshimet që ka bërë fruti i bashkëpunimit të qeverisë me FSHF. Si stadiumet ne Elbasan dhe Shkodër. Duhen edhe shumë gjëra të tjera për të bërë më shumë.

Shqipëria duhet ti kthejë sytë nga sporti. Kundërshtarët, dhe atmosfera e akuzave. Thonë që keni uzurpuar KE. Diskutojnë edhe emër me lista… Fjalët uzurpime nuk më pëlqejnë. Kam bashkëpunuar me shumë njerëz që nga 2002 deri tani, në KE, komisione. Kam pasur debate por dua ti falënderoj se kemi bërë shumë gjëra bashkë.

333

Kur lobon për të bashkëpunuar, nuk quhet uzurpim. Në ndonjë rast mund të kem, bërë edhe unë. Nuk mund ta fsheh dëshirën që mund të punoj me ju sesa me një tjetër. Pastaj janë sistemet që vendosin. Lotimet janë gjërat më normale. Kanë qenë gjithmonë të pastra. Në politikë, harxhojnë miliona euro nëpër botë. Ne i kemi bërë me fjalë. Duka i pakonskurrueshëm… Patjetër që kam vlerësuar maksimalisht çdo lloj gare dhe kandidati.

I kam respektuar kandidatët nga bota e sportit që e kanë ndjerë dhe e dinë se çfarë është futbolli. Gara është respektuar prej meje. Nuk kam fituar mandat, por kam fituar nga ajo që kanë propozuar konkurrentët. Më pëlqen që të ketë alternativa, pasi çdokush që fiton merr diçka, përveçse fiton më i miri. Nuk kam pasur asnjëherë garë konfliktuale. Është hera e parë që bëj garë me një sekretar partie. Duhet ta provoj.

Slogani dhe planet për 4 vitet e ardhshme…

Bashkë kemi punuar deri tashmë, bashkë kemi realizuar dhe bashke kemi gjëra për të bërë. Kjo ishte ideja e asaj fjalie për rikandidimin,. Mendoj që i njoh shumë mirë problemet dhe hallet e futbollit dhe e di se çfarë duhet për të shkuar më përpara dhe për të bërë më mriz sesa kemi bërë deri sot. Vizioni se çfarë duhet të bëjmë deri në 2030. Shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të punojmë dhe që ka vërtetë nevojë futbolli sot. Është shumë e lehtë për të dalluar nivelin ku kemi qenë dhe ku jemi. Sa më në majë shkon, aq më e vështirë është.

Sot, kërkohet infrastruktura si një deficit. Qoftë inventari në përgjithësi, qoftë i kualitetit. Kemi nevojë për inventar të madh në ekipet e futbollit. Nuk mund të bësh pa trajnerë, edukimin e të gjithë aktorëve që do të edukojnë fëmijët. Duhet shumë akoma më infrastrukturë. Ne kemi p[planifikuar në këto 4 vjet se sa duhet të bëjë Shqipëria dhe sa duhet të bëjë pasardhësit tanë deri në 2-030. Kemi përcaktuar objektiv që të rikonstruktojmë të gjithë ambientet e lojës në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Të përfundojmë ndriçimin e stadiumeve ku luhet superiore. Të ndërtojmë fusha për fëmijët me mbjellje. Të ndërtojmë fusha dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kemi planifikuar edhe katër fusha në institucionet e riedukimit.

Janë me shifra dhe numra në strategjinë që kemi ndërtuar. Gjëja kryesore?

Edukimi. Kemi ardhur nga zero. Shqipëria nuk kishte asgjë të përcaktuar se kush mund të bëhet trajner futbolli. Kemi ndërtuar fushë tjetër në institucionin e të verbërve në Tiranë. Kemi shumë projekte sociale. Edukimi është gjë e rëndësishme që i duhet futbollit. Kemi bërë shkollën e trajnerëve,. Licenca që jep FSHF është e njehsuar nga UEFA. Është më e mira në Ballkan. Por nuk e kemi për të tjera profesione që duhen në futboll. Mnuik kemi edukim të mirëfillte për trajnerë portierësh. Duhet të ndërtojmë një sistem edukimi në bashkëpunim me ministrinë e arsimit. Kemi ndërtuar për edukimin e arbitrimit.

Kemi filluar në 2017 dhe ka shumë punë për tu bërë më profesionale dhe për ta ngritur nivelin e arbitrimit me nivelin e futbollit. Përçmimi i futbollit që në moshë të vogël është shumë i rëndësishëm, Projekti Grou, presim të nënshkruajmë marrëveshje me ministrinë e Arsimit, ku femra dhe djem luajnë. Duhet të shkojmë nga 1800 në 24000. Do të bëhet edukimi i mësuesve të edukimit fizik për tu bërë trajnerë apo instruktorë të fëmijëve. Jemi i vetmi vend në votë që kemi bërë projektin “Topi Yt”. Gjithkush që do të luajë, nuk ka nevojë të blejë top, se e ofrojmë ne. Përfaqësimi ndërkombëtar është gjëja që e duan të gjithë. Jo vetëm Kombëtarja, por me të gjithë ekipet. Kemi pasur më parë vetëm përfaqësim me ekipin A dhe U-21.

Duka99

Sot me të gjithë moshat dhe me ekipet e femrave, futsallit dhe madje jemi edhe në nivelin e duhur të performancës. Për Kombëtaren A duhet të mos ngopemi me 2016. Të kemi objektiv për të shkuar në Euro 202 pse jo edhe në Botërorin 2022. Ekipet që bënin vetëm një tur, sot konsiderohet disfatë nëse nuk bën dy ture. Dua shuam që të jetë një ekip në Champions. ME klubet kemi arritur më shumë sesa të gjithë komshinjtë tanë. Kampionati ynë është më i mirë sesa vendet që duam të krahasohemi me Maqedoninë, Bosnjën, dhe Malin E zi. Është shumë larg Spanjës, por ka garë, spektatorë më shumë sesa vendet fqinje deh ata që kanë kushte njësoj si ne. Jo vetëm Skënderbeu që luajti dy herë në Europa Ligë por edhe ekipet e tjera në turit kualifikuese.

Lobimi për Kosovën. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë prej kohësh,. Kemi mundur të asistojmë në gjithçka. Në sistemin e përgatitjes së trajnerëve, çdo vit është bërë një kurs për trajnerët e Kosovës. Në përgatitjen e gjyqtarëve. Kemi bërë edhe financime derisa u bë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s. Ishte e domosdoshme që të bëheshin pjesë. Në këtë moment, besoj se kemi bërë më të mirën, bashkë me kolegët e federatës së Kosovës.

Ftohje me krijimin e kombëtares së Kosovës?

Nuk e di nëse jam gëzuar më shumë unë apo Fadil Vokrri, besoj se jemi gëzuar shumë që u pranua. Është lobuar vetëm sportivisht pa asnjë ndihmë politike.

Pika juaj më e fortë në program?

Është e vështirë që të bëj fushatë dhe nuk më vjen mirë. Pika më e fortë është që jam munduar të bëj gjithçka mirë. Kemi bërë maksimumin. Kemi një produkt që e shohim dhe duhet të besojmë në strategjinë që kam për 4 vite. Titulli kampion i 2016-ës, i takon t’i jepet apo jo Partizanit. Mungon një vendim… Nuk është mriz të bësh krahasime sepse çështjet nuk janë të njëjta. Ka raste që për shumë vite është lënë pa ekip kampiona.

Duka53

Realiteti i 2016 në Shqipëri, komisioni i Etikës ka vendosur që t’ui heqë titullin e Skënderbeut. Nuk quhet i mbyllur sepse si ka përfunduar shkallët e gjykimit. Nëse mbaron, do të ndërmerret si diskutim nga komisionet se çfarë do të ndodhë. Në janar 22 do të jetë seanca në KAS. Pastaj, do të ketë një vendim nga komisionet e federatës.

Si do donit që të ishte vendimi i KAS-it ?

Duhet të pranoj çdo lloj vendimi që marrin ata. Çdo vendim juridik duhet respektuar dhe jo kontestuar. Tifozë, shumë herë më pak sesa kohë më parë.

Pse dhe a është votë për t’i thënë jo…

Gjithmonë futbolli është në rritje sesa më parë. Është fenomen botëror që vjen si rezultat edhe i mjeteve të informimit, TV, dhe komoditetit të njerëzve për ta parë në shtëpi. Kampionatet transmetohen LIVE. Numri mesatar i tifozëve, nuk është shqetësues nëse krahasohet me vendet rrotull. Është diku te 1200 spektatorë për ndeshke. Nuk është njësoj se në Gjermani pasi atje ka më shumë edhe në Kategoritë e Treta. Duhet të bëjmë më shumë, promocion më shumë që të ketë më shumë. FSHF duhet të instruktojë klubet se si të thithen më shumë tifozë në stadiume.

Duka Fair Play

Trajnerët e Kombëtareve… Nga Dosena te Panuçi. Kundërshti dhe kontestime për trajnerët e huaj…

Jemi në sport. Edhe zgjedhjet sportive janë subjektive dhe të diskutueshme. Në fund tregojnë rezultatet. Nëse bëj një retrospektivë që të vlerësoja vendimet e miaj apo të FSHF-së, nuk do konsideroja çdo trajner të gabuar. Ka qenë vendim i duhur ëpr atë që ka apsur nevojë ekipi. Kemi zgjedhur teknikun, staturën enduhur ëpr momentin e duhur. Dosena ka qenë i duhuri në atë kohë. Kam qenë vetë fillestar në atë periudhë. Kemi gjetur klime pune krejt ndryshe. Ai hodhi bazat e para të një pune profesionale që duhej bërë. Në fillim ekipi e kishte të papranueshme. Filloi të na i mësoi Donsena disa rregulla në futboll. Si për shembull mbyllja e ekipiet në grumbullim edhe nga familjet.

Panuçi mund të na çojë drejt kualifikimit. Jeni i bindur?

Jam i bindur që trajneri aktual do të japë maksimumin. Jo në kuptimin e angazhimit, por do ta ndihmojë ekipin per sa mund të ketë peshë specifike trajneri në një ekip. Duhen shumë faktorë per të arritur suksese. Panuçi është njeriu i duhur, në momentin e duhur per ta cuar ekipin ëprpara. Të gjithë Shqiptarëve  e kanë pëlqyer performancën e Kombëtares në këto ndeshje

Ju ka kontaktuar më parë Fino?

Jo ka kohë që nuk kam pasur kontakte direkte që prej euro 2016. Bashkimi ka qenë i pranishëm në një nga ndeshjet. E kam dëgjuarq ë do të kandidonte. Në studio është diskutuar edhe më herët sesa Fideli… Nuk e përjashtoj munësinë që të ketë kontakt. Nuk e kosniderojj fakt pozitiv apo negativ pse nuk ka ndodhur. Mund të isha interesuar edhe unë. Marrëdhëniet e mija me Bashkimin nuk kanë qenë kaq të afërta. Kemi mbaruar shkollën bashkë.

Fino si rival dhe si politikan?

E ka vlerësuar PS kur e ka vënë si sekretar dhe kur e ka vendosur në më shumë sesa 5 mandate deputet. Nuk mund të jap vlerësim.

Duka dhe Zeko

Si rival?

E përgëzoj si iniciativë personale. Nuk e vlerësoj nëse është e fryrë nga të tjerët. Nëse është si dëshirë për të kontribuar për klëtë klojë që e thotë se Bashkimi e ka pasion.

Kufuizimi i mandateve. E keni ndryshuar ju. Çfarë plani keni?

Për mua, ka dy dy këndvbështrime. Është diskutim më vete nëse Duka do të ketë kufizim. Nëse do të kesh koncektptin e kufizimit të mandateve, duhet ta kishte vëbërë në parti dhe në parlament, nuk kam dëgjuar asnjë iniciativë. Nëse se ka ndryshuar atje, nuk e shoh të arsyeshme që ta bërjë këtu. Mund të jetë më mirë me dy apo mund të jetë më mirë pa kufizim, duhet parë. Ka shembuj të ndryshëm.

Ka edhe çudira shqiptare që kur bën mirë, pas katër vjketërsh ikën. Fino tha se në 8 vite do ndërtojë 5 stadiume si Elbasan Arena. FSHF ka buxhete të limituara. Nëse Bashkimi bën premtime në emër të PS mund të bëjë 50 dhe jo 5. Nese i bazon në Buxhetet e FSHF-së janë të pamundura. Të bësh 5 si Elbasani apo i Shkodres, do të thotë që të kesh buxhet 50 mln euro që është i pamundur.

duka

Nuk besoj se ka qenë armiqësia me SHBA. Ruana Zot që të krijojmë diçka të tillë. Mund të konsiderohet si një fushatë, apo proces sportiv i pastër. Të tjerët që na shohin nga jashtë nuk do të besojnë se është vetëm sportiv, jo si unë. Kemi të bëjmë me elemente, apo me faltore të partisë në pushtet që janë pjesë e fushatës.

Nesër do të jeni me Ramën për ambientet e reja. Takim i rastësishëm?

Projekti për ndërtimin e kompleksit për shtëpinë e futbollit shqiptar ku nuk do të jenë vetëm zyra për edhe dy fusha për kombëtaren dhe për të tjerët. Projekt që ka nisur me kohë. Kryeministri duhet falënderuar se na ka dhënë në dispozicion atë terreni. Është kontributor i qeverisë që ka dhënë terrenin. Leja e ndërtimit është marrë prej qeverisë. Ka dalë leja dhe duhet nisur puna. Sot do të përurohet. Nuk besojmë se do të diskutojmë për zgjedhje. Besoj se ka 100 punë të tjera.

Ka informacion?

Telekomandë kanë të gjithë qesh… Liga… Mbase është i painformuar dhe nuk e di që ekzistojnë akademitë e futbollit. Ka akademi të zhvilluara, edhe private. Numri i njerëzve është rritur në afërisht 4000 të regjistruar. Janë gjëra që janë aktualisht në futboll. Liga është proces i nisur me asistencën e FSHF-së. Nuk është detyrë e administratës, por në bashkëpunim me klubet. Shpresoj që brenda 2018-ës, të përfundojë. Përveç pesë stadiumeve në Shqipëri, nuk kam dëgjuar asgjë të re.

Objektiv për 4 vite?

Përveç masivizimit, infrastrukturës, i sistemit të edukimit etj. Rezultatet e ekipit Kombëtare, janë kthye në fe. Objektivat madhor janë Europiani dhe Botërori.

Tifozi juaj më i madh për ju në këtë garë?

E kam dëgjuar në formën e akuzës pse njerëz të futbollit… ju siguroj që nuk kam kontaktuar me ta. Kam ndjerë emocion kur kam marrë mbështetjen e tyre. Kemi punuar bashkë me të gjithë. Kemi qeshur, qarë, jemi sharë. Kemi bërë shumë gjëra bashkë. Nuk besoj se mbështesin Armand Dukën. Mbështesin punën që është bërë dhe besojnë se duhet të vazhdojë të bëhet. Ka edhe njerëz të politikës që mund të më zhysin. Nuk ka pse behët xheloz asnjë që njerëz të futbollit të mbështesin një njeri të futbollit. Nuk jam bërë xheloz kur shokë të politikes për Bashkimin janë bërë shumë agresiv për mua.

Duka53

Jemi pjesë e një gare me emocione, dhe kur ka gabim nga cilido faktor, shigjetohen fshf dhe indirekt presidenti. Çdo drejtues klubi, për të mos pranuar mos performance e ka më kollaj të etiketojë të tjerët këto janë momentale. Kur mbështet një alternativë ke pranuar bilancin pozitiv të punës dhe të marrëdhënieve të tij. Me të gjithë presidentët mund të kesh pakënaqësi, mospranimeve të vendimeve në fushë dhe jashtë fushës. Për sa kohë janë sportive dhe tejkalohen, sjellin zhvillim.

Jeni deklaruar si tifoz i Vllaznisë. Por pas golit të Gazvazajt, nuk ishit parë të gëzonit ashtu?

Kam festuar gjithmonë. Në pozicionin që jam, jam akoma më shuam tifozët me cilindo klub. Të njëjtin emocion dhe shpërthim. Pak muaj më parë isha nën shigjetat e kundërshtarit të Skënderbeut për titullin dhe pak muaj më vonë, nën shigjetat e përkrahësit. Jam ndjerë edhe keq kur ka pasur gabime siç ishte ai i Kukësit.

Dënimi i Skënderbeut, keni keqardhje? Flitet që do të ketë dënim tjetër?

Nuk jam i bindur dhe nuk besoj se kanë qenë provat e mjaftueshme për Skënderbeut. Fenomeni ekziston dhe trupimi që ekzistojnë në të gjithë globin. Dyshimi për trukime kanë qenë shumë të mëdha, sot pothuajse janë minimizuar. Dënimi, duhet bërë në bazë të fakteve.

Pika më e errët për sportin shqiptar?

Nuk është fenomen shqiptar,. Nuk e konsideroj si pikë e errët e futbollit shqiptar. Por si kanosje e lojës që duhet parandaluar nga të gjithë aktorët. Në etiketime të ndryshme ka ekzistuar gjithmonë. Sot e kanos më shuam futbollin. Tek ne është fenomen në zhdukje.

Gjykimi, pikë e nxehtë dhe është akuzuar se është nën komandën tuaj?

Nuk mund të themi se s’ka asnjë gabim. Dihet që FSHF ka bërë maksimumin për përgatitjen e gjyqtarëve. Nuk mendoj kurrë që niveli i gjykimit është më i ulët sesa niveli i futbollit. Futbolli është lojë e gabimeve dhe gjyqtarët gabojnë. E vështirë është të dallosh nëse është njerëzor apo jo njerëzore. Asnjë nuk është i lumtur kur ndodhin gabimet.

 Pse mendoni se është kaq e rëndësishme? Kush do të jetë kaq e rëndësishme në krahasim me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv?

Politikat kryesore të drejtimit të një institucioni, janë të tilla që propozohen nga institucioni i presidentit dhe miratohen nga KE. Është një gjë e rëndësishme për këtë organizatë për të pëcaktuar për fatet e katër viteve të ardhshme. Kjo është pronë e komunitetit të futbollit. Duhet të mendohen mirë.

Cili klub ju ka propozuar?

Janë disa klube që besoj se do të deklarohen. Kam qenë korrekt me statutet. Kam qenë korrekt edhe me datën.

Duka dhe Zeko

Korabi kishte bërë propozim?

Nuk besoj. Do të jetë një klub tjetër ose shumë klube të tjera. Duhet t’i deklarojë komiteti i Asamblesë.

Klubet e mëdha shqiptare. Ka ndikim kjo tek gara për president?

Çdo gjë do të jetë konform statutit. Krahas kandidatëve të tjerë.

Sot jeni përballë një politikani. Si ndiheni?

Mendoj që e konsuamuam. Do të kisha dëshirë të ishte vetëm garë sportive. Vazhdoj ta konsideroj të tillë. Dua të merrem më shumë me veten që të bëjmë më shumë se çfarë duhet të bëjmë. Në fund të funitjanë anëtarët që do vendosin.

Përballë Lorik Canës apo Igli Tares. Më mirë sesa me Finon?

Nuk mund ta zgjedhësh .të dy figurat janë goxha të spikatura, kanë kontribuuar shumë dhe kanë të gjitha të drejtat që të marrin pozicione në futbollin shqiptar. Pse jo president. Në mos sot në të ardhmen.

Asambleja, do të diskutohen më shumë për buxhetin?

Është i përcaktuar në Statut. Materialet do të merren në kohë. Anëtarët do të përcaktojnë edhe diskutimet në rast se do të jenë plotësisht të qartë për punën e auditive apo të atyre që do të bëjnë atë punë. Asambleja është për të diskutuar punën e të gjithë vitit të fundit.

Seanca e fundit është e zgjedhjeve të KE dhe e presidentit. Do ta pranoni rezultatin?

Në futboll pranohet rezultati, nuk kam parë sportist që se ka pranuar. Japin gjithmonë dorën. Prapë do ta pranoj. Debat publik, do e pranoni? E kam thënë në një intervistë që fjala debat është e tepërt. Kandidati mund të vijë me terma sportivë. Alternativa është pasiononte futbolli, mund të thotë më të mirat për futbollin dhe në fund ti bashkojmë të gjitha për të mirën e kësaj loje.