Duart larg Agueros

Manchester City ka insistuar se Sergio Aguero nuk është në shitje për qfarëdo çmimi. 25-vjeçari do të kushtonte shtrenjtë nëse Citizens do të vendosnin për shitjen e tij, pas spekulimeve se ylli argjentinas kërkohet nga Real Madrid. Mirëpo, drejtori i Cityt, Ferran Soriano i është përgjigjur presidentit të Los Blancos, Florentino Perez se Aguero: “Nuk…

Sport

09/02/2014 10:13

Manchester City ka insistuar se Sergio Aguero nuk është në shitje për qfarëdo çmimi.

25-vjeçari do të kushtonte shtrenjtë nëse Citizens do të vendosnin për shitjen e tij, pas spekulimeve se ylli argjentinas kërkohet nga Real Madrid.

Mirëpo, drejtori i Cityt, Ferran Soriano i është përgjigjur presidentit të Los Blancos, Florentino Perez se Aguero: “Nuk është në shitje”.

Qëndrimi i Sorianos për Agueron, i cili erdhi në Etihad nga Atletico Madrid më 2011 do të jetë lajm i keq për të gjitha klubet e interesuara për futbollistin i cili pavarësisht lëndimeve ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë sezon.

Aguero, aktualisht i dëmtuar, do të mungojë në përballjen e parë me Barcelonën në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.